Sot me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar shoqatën Down Syndrome Kosova.
Në delegacionin e Kryetarit ishte edhe Z. Izet Sadiku, Drejtor i Shëndetesisë dhe Z. Premtim Fazilu nga Drejtoria e Mireqeniës Sociale.
Shoqata Down Syndrome Kosvo ka falenderuar kryetarin dhe ekipin e tij për vizitën.
“Si shoqate, vleresojme dhe falenderojme Kryetarine dhe ekipen e tij per viziten, pikerisht me daten 21 mars dhe shpresojme qe Komuna e Prishtines do te fuqizoj mbeshtetjen per komunitetin me sindromen Down, qytetare te Prishtines, duke krijuar kushte dhe mundesi me te mira per ne.”, thuhet në postim.











