Sht, Nën 9, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa simptoma që lidhen me sëmundjet e veshkave

Shumica e sëmundjeve që lidhen me veshkat, nuk kanë ndonjë simptomë – gjë që bën që sëmundjet e tilla të diagnostifikohen në faza të vonshme.
Por janë disa shenja që mund t’ua tregojë trupi, e ju nëse jeni të vëmendshëm mund t’i vëreni.

Nëse keni lëkurë të thatë apo pigmente që nuk i keni pasur gjithmonë në lëkurë, kjo mund të jetë tregues që veshkat nuk po punojnë si duhet!

Lodhja, pengesa me frymëmarrje, insomina – janë shenjat e tjera që lidhen me sëmundjet e veshkave.

Anemia është një tjetër simptomë që mund të jetë tregues i sëmundjeve të veshkave.

Presioni i lartë i gjakut, lidhet me shumë sëmundje, e një lidhje të fortë e ka edhe me sëmundjet e veshkave. Kjo pasi tensioni i lartë i dëmton veshkat, dëmton venat e gjakut që mund të shkaktojnë edhe disfunksionalizimin e tyre.

Por si mund ta dini nëse rrezikoheni nga sëmundjet e këtij organi?
Nëse keni diabet, presion të lartë të gjakut, probleme me zëmër, familjarë që ka probleme me veshka si dhe jeni duhanpirës – ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje veshkave dhe t’i bëni kontrollet e duhura tek mjeku./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë