Enj, Qer 1, 2023
Banner Top
Banner Top
CoVid-19/ Kreu i OBSH-së: Do të testohen katër barna

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka filluar studimin e provave klinike shumëkombëshe për përshpejtimin e kërkimeve për barnat ndaj koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se OBSh-ja do të nisë një studim kërkimor me shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.

‘Do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të liçensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera’, tha Dr. Tedros.

Dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë