Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Çokollata e zezë dhe efektet e saj në Zemër

Shkruar nga Dr. Gëzim Berisha Kardiolog

⭕️ Çokollata e zezë është mjaft e pasur me substanca ushqimore që kanë efekt të mirë për trupin tuaj në përgjithësi dhe zemrën në veqanti. Ajo përmbanë 70% kakao dhe flavonide që njihen si antioksidant të fuqishëm. Përmban poashtu hekur, magnez, kalium e fosfor.
⭕️ Studimet për cokollatën e zezë kanë treguar se ajo e përmison shëndetin në përgjithësi dhe posaqërisht ul rrezikun për sëmundje të zemrës.
➡️ Çokollata e zezë i relakson arteriet e gjakut,
➡️ Përmison qarkullimin e gjakut në zemër,
➡️ Ul rezistenën në arterie dhe rrjedhimisht e ul edhe shtypjen e gjakut,
➡️ Zvogëlon mundësinë për trashjen e gjakut.
➡️ Substancat biokative që ndodhen në cokolladën e zezë e rrisin përqëndrin e yndyrnave të mira në gjak dhe ulin përqëndrimin e yndyrnave të këqija në gjak duke e mbrojtur kështu zemrën nga dislipidemitë.
⭕️ Në nje studim të bëre te 470 të moshuar meshkuj është gjetur se cokollada e zezë e zvogëlon rrezikun për sëmundje të zemrës në 15 vitet e ardhshme për 50%.
Ndërsa një studimi tjetër ka gjetur se duke ngrënë cokolladë të zezë 5 herë në javë rreziku për sëmundje të zemrës ulet për 57%.

ℹ️ Por KUJDES sepse përkundër këtyre benifiteve ajo duhet konsumuar me kujdes dhe në sasi te vogël sepse përmbanë poashtu sasi të madhe të kalorive. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë