Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka janë Polipët Nazal?

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës.

Polipet nazale vijnë si pasojë e një inflamacioni kronik për shkak të infeksioneve të përsëritura, astmës, alergjisë, ndjeshmërisë nga medikamentet apo disa çrregullime të imunitetit.

Ato janë masa të buta, që nuk dhëmbin, prandaj, nëse janë të vogla, nuk përbëjnë arsye për tu shqetësuar. 
Ndërsa rritja e shumëfishtë e tyre apo një polip nazal më i madh mund të bllokojë rrugët nazale dhe sinuset.

Simptomat e sinusitit kronik me polipe nazale janë:

➡Skuqje të hundës
➡Rrjedhje hundësh
➡Kruarje të syve
➡Probleme me shqisën e të nuhaturit
➡Mungesë të sensit të shijes
➡Dhimbje koke ose në fytyrë
➡Dhimbje në pjesën e sipërme të dhëmbëve
➡Një ndjesi presioni në ballë dhe fytyrë
➡Gërhitje

✅Trajtimi :
↪Në rastet me zmadhim jo shumë të shprehur është konservativ me medikamente të ndryshëm me pika në hundë, ose me rrugë të përgjithshme orale, intramuskulare apo venoze.

↪Në rastet që trajtimi konservativ dështon apo kur pacienti paraqitet me probleme të mprehta atëherë nuk duhet nguruar trajtimi kirurgjikal që në thelb ka reduktimin e masës adenoide. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë