Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Debat n’Shilte: Dita Ndërkombëtare e Personave me Sëmundje të Gjëndrës Tiroide

Gjëndra tiroide është organi përgjegjës për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës.

Në dekadën e fundit, incidenca e kancerit të tirodies është rritur në shifra të konsiderueshme në të gjithë botën.

Kjo për shkak të shtimit të procedurave diagnostike duke bërë të mundur diagnostikimin e kancerit me përmasa të vogla në faza të hershme, por dhe si rrjedhojë e shtimit real të numrit të personave të prekur nga ky kancer.

25 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sëmundje të Gjëndrës Tiroide.

Me këtë rast ngjarja “Debat n’Shilte” do të ketë pikërisht këtë temë.

Fokusi i këtij debati, do të jetë tek sëmundjet të cilat prekin gjëndrat tiroide.

Disa prej temave që do të preken në këtë debat janë: çfarë janë gjëndrat tiroide dhe ç’ndikim kanë në organizëm, kush njihen si shkaktarët që ndikojnë në keqfunksionimin e gjëndrave tiroide, sa të përhapura janë këto sëmundje në vendin tonë dhe ku i gjejmë më shpesh, cilat janë moshat dhe kategoritë më të rrezikuara etj.

Përgjigjet për këto tema do t’i japin  folësit e debatit:

Prof. Ass. Dr. Venera Berisha – Muharremi,

Ass. Dr. Ilir Kurtishi –  Drejtor i Klinikës Onkologjikë QKUK,

Prof. Ass. Dr. Fisnik Kurshumliu – Patolog

Saranda Bujupi Rama – Gazetare.

“Debat n’Shilte” organizohet nga Qendra e Gruas Mami në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore.

Ngjarja do të mbahet me 22 Maj, prej orës 17:00 në SHFMU “Qamil Batalli” (ish MODEL). /Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë