Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është hiperaktiviteti ?

Fëmijët gjithmonë mund t’i befasojnë prindërit me sjellje të papritura. Prinderit ndodh që ndonjëherë e kanë të vështirë të vlerësojnë fëmijën e tyre se a është hiperaktiv apo është vetëm një i llastuar që s’i zihet vendi vend. E pra, nëse dyshojnë kanë probleme, është e nevojshme që menjëherë të konsultohen me psikiatrin dhe psikologun.

Psikiatrit e fëmijëve thonë se impulsiviteti, hiperaktiviteti, kujdesi selektiv janë karakteristika të cilat i posedojnë fëmijët hiperaktivë. Ekzistojnë mendime të ndryshme për shkaktarët e shfaqjes së këtij çrregullimi, të cilin duhet vështruar nga ana mjekësore dhe terapeutike, sepse kjo gjendje nuk është kaluese. Në qoftë se nuk shërohet, më vonë mund të bëhet problem edhe më shumë serioz, transmeton Telegrafi.

Edukimi i prindërve është i domosdoshëm, por është e mundshme që në sjelljen e tyre shohin atë që stimulon sjelljen hiperaktive te fëmijët e tyre. Vetëm me aksion të përbashkët me psikiatrit dhe me psikologët e shkollës arrihet shërimi i fëmijëve të tillë.

Këshilla shumë bazike rreth simptomave, trajtimit e shumë çka tjetër na mëson psikologu Visar Sadiku . /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë