Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilësia e prindërimit nuk matet me numrin e lodrave që iu bleni fëmijëve

Shkruar nga: Fitim Uka – Psikolog

Kur bëhemi prindër motiv jetësorë i kemi fëmijët. Për ta punojmë, për të ardhmen e tyre mendojmë qysh ditën kur lindin, nuk na dhimbset asgjë, madje as jeta.

Por kujdes planet afatgjate për të ardhmen e tyre që iu bëjnë të punoni shumë dhe blerja e gjërave materiale nuk  e plotësojnë nevojën e tyre më të madhe, praninë tuaj.

Cilësia e prindërimit nuk matet me numrin e lodrave që iu keni blerë fëmijëve, rrobave të reja me etiketa të njohura, qaforeve dhe zbukurimeve prej ari, shtratit të butë, “ushqimeve të shpejta”, ëmbëlsirave apo çokoladave. Fëmijët krijojnë lodra me imagjinatën e tyre, nuk çajnë kokën për rrobat e shqyera, krijojnë qafore edhe prej kashte, bëjnë gjumë edhe në shtrat druri, mposhtin urinë edhe me copëza të ftohta buke, shuajnë dëshirën për të ëmblën edhe me kokrra sheqeri. Për të gjitha ka zëvendësim… Por, për kohën që duan të kalojnë me ju, fëmijët nuk kanë një alternativë të dytë. Andaj, bleni më pak e shpenzoni më shumë kohë cilësore me fëmijët tuaj.

Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për prezencën tuaj fizike, por për prezencën tuaj aktive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë