Die, Maj 9, 2021
Banner Top
Banner Top
Çfarë i shkakton ethet dhe cilat janë simptomat?

Ethet janë një shenjë që trupi juaj ka infeksion ose është i sëmurë. Me ethe kuptojmë ngritjen e temperaturës së trupit mbi vlerat normale. Temperatura ndihmon në vrasjen e infeksioneve, baktereve dhe viruseve që shkaktojnë atë.

Ethet më të larta se 40 gradë Celsius mund të jenë të rrezikshme dhe kërkojnë një trajtim të menjëhershëm në shtëpi si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shumica e etheve shkaktohen nga infeksionet (bakteret ose viruset). Ethet janë simptoma të zakonshme të shumicës së infeksioneve, të tilla si: ftohjet dhe infeksionet e aparatit tretës.

Simptomat e etheve tek foshnjet dhe fëmijët:

Dridhje trupi

 Dhimbje kyçesh dhe muskujsh

Dhimbje koke

Djersitje e tepruar

Rrahje të shpejta të zemrës

Dobësi

Ulje të oreksit.

Gjithmonë duhet kërkuar kujdes mjekësor i menjëhershëm për këto temperatura të larta, ose nëse shfaqen këto simptoma.

Kohëzgjatja etheve varet nga shkaku i tyre. Shumica e rasteve kalojnë pa problem dhe zgjidhen me trajtim simptomatik. Varësisht nga shkaku, mund të përdoren antibiotikë dhe medikamente të tjera./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë