Terapia fizike apo fizioterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor që ofron shërbime për individë për të zhvilluar, mirëmbajtur dhe restauruar lëvizje maksimale dhe aftësi funksionale gjatë gjithë jetës.
Ndërkaq, fizioterapeuti është ai që identifikon problemin, dhe në bashkëpunim me specialistë të fushës mjekësore vendosin programin dhe zbatimin e tij për të arritur një rezultat sa më të mirë.duhet theksuar se fizioterapisti duhet të bashkëpunojë me figurat e tjera shëndetësore, sepse vetëm kështu mund të arrijë atë rezultat që dëshiron. Por në qendër të gjithçkaje duhet vendosur pacienti i cili duhet të bashkëpunojë.
Duhet të theksohet se rreth 85% e patologjive kanë nevojë për trajtim fizioterapeutik. Disa fusha ku ndërvepron janë: në sëmundjet neurologjike, ortopedike, pediatrike, reumatologjike, kardiorespiratore, dëmtimet sportive, traumat e ndryshme, nëpërmjet metodave rehabilituese.












