Bimët me aftësi shëruese apo qetësuese përdoren një kohë të gjatë nga mjekësia, por edhe nga metodat popullore apo alternative.
Ato e mbrojnë sistemin nervor, dhe gjithashtu e zbusin stresin dhe ankthin.
Bimët nga lista e mëposhtme mund t’i përdorni si çaj dhe si përbërje në terapi tjera.
Kamomili
Si bima më e lashtë e përdorur nga njerëzit, kamomili në formë të çajit ka efekt qetësues dhe e nxit gjumin për shkak të një flavioidi që ndërlidhet me receptorët e trurit. Nëse konsumohet për 8 javë, çdo ditë, do të ketë ndikim në zvogëlimin e ankthit.
Efektet tjera janë: kundër inflamacionit, reumatizmit, për pagjumësi, ulçerë, sistem imunitar e kontraktime muskulare.
Bari i bletës
I takon familjes botanike të mentes, dhe njihet për aftësitë qetësuese dhe kundër pagjumësisë. Çaji, apo suplementet e këtij bari e përmirësojnë disponimin tonë, e ulin ankthin dhe rrisin ndjenjën e qetësisë.
Lavanda
Ka efekt qetësues për trupin dhe shpirtin, zbut simptomat e ankthit e depresionit. Ndihmon kundër pagjumësisë e lodhjes së tepërt.
Lulja e pasionit apo lule sahati
Kjo lule e rrit nivelin e acidit gamma aminobutyric në tru dhe kështu rritet edhe ndjenja e qetësisë. Përdorej para ndërhyrjeve kirurgjikale për të pasur më pak ankth pas operimit.
Gjithashtu, thuhet se kjo lule u përdorë kundër histerisë dhe nervozës./NetDoktori













