Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur gjashtë masat më urgjente që duhet të merren nga institucionet në këto dy ditë:
“Masat janë ndërmarrë nga Qeveria për tu përgatitur për përballje me rrezikun nga COVID-19.
Këto janë detyrat
më urgjente që institucione përkatëse do të ndërmarrin sot e nesër, në mënyrë
që për vikend të jemi të përgatitur:
1. Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha
komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e
tjera emergjente.
2. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e
nevojshme në rast nevoje për vendosjen
personave të prekur.
3. Hyrjet/daljet e qytetarëve nga Kosova
kontrollohen nga personeli shëndetësorë.
4. Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e
përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë
kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen
materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata
të tilla.
5. Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën
e tyre me përgjegjësi dhe etikë gazetareske, duke kontribuar në informim të
drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet ndërmarrë, por duke mos
shkaktuar asnjë panik.
6. Qytetarët të përcjellin situatën dhe të
respektojnë plotësisht njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.
(këto udhëzime u janë dërguar institucioneve përgjegjëse)”, ka shkruar Hoti në Facebook.