Pesë persona janë lënduar si shkak i një aksidenti në Morinë të Skenderajt.
Tri vetura u përplasën mes vete.
Këtë për media, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.











