Die, Maj 5, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot në Familjajonë: Hipertensioni, simptomat dhe trajtimi

Sot në emisionin “Familjajonë”, do të fokusohemi në problemet e tensionit të gjakut dhe shenjat e shtypjes së lartë ose të ulët të gjakut. Kardiologu Dr. Afrim Poniku do të na informojë më hollësisht rreth këtyre çështjeve të rëndësishme shëndetësore duke përfshirë edhe pasojat shëndetësore që mund të na shkaktohen nëse nuk trajtohen problemet me hipertension.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të emisionit, do të diskutojmë për fizioterapinë dhe kiropraktikën. Specialisti në kiropraktikë, Burim Peli, do të na tregoj kur dhe pse është e rekomandueshme praktikimi i këtyre terapive, dhe cilat janë alternativat për pacientët.

Në pjesën e fundit të emisionit, Mustaf Buzoku, themeluesi i shoqatës së teknikëve të radiologjisë, do të na tregoj për rolin dhe përgjegjësitë e teknikëve të radiologjisë në kujdesin shëndetësor. Do të zbulojmë po ashtu se si ata kontribuojnë në diagnozën dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.

Mësojini këto informacione të rëndësishme për shëndetin tuaj duke na u bashkuar në “Familjajonë” sot në ora 16:00 në Kanal10! Mos harroni të jeni prezent për këtë diskutim të rëndësishëm dhe informativ.

Youtube

Arkiva

Kategoritë