Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
​Pacientit në Spitalin e Pejës i gjendet bombë në xhep

Një mjet shpërthyes është gjetur në xhepin e një pacienti në Spitalin Rajonal të Pejës, gjatë kohës sa ekipa mjekësore ishte duke egzaminuar pacientin.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi policor për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai thotë se pas marrjes së informacionit nga ana e Spitalit, policia ka dal në vend të ngjarjes dhe pacientët e stafi shëndetësorë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash ka mbërri edhe njësiti për deminim”, konfirmoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë