Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë e shkakton hiperprolaktineminë dhe cilat janë simptomat ?

Hiperprolaktinemia është kur hasim shumë prolaktinë në gjakun e një personi. Prolaktina është një hormon i prodhuar nga gjëndrra e hipofizës së trurit. Tek femrat, prolaktina rregullon periodat dhe ndihmon gjinjtë të rriten dhe të prodhojnë qumësht.

Një nivel i lartë i prolaktinës redukton estrogjenin dhe ndërhyn me ovulimin, duke shkaktuar perioda të parregullta ose të munguara dhe duke ndikuar në fertilitetin.

Çfarë e shkakton hiperprolaktineminë?

Ndonjëherë shkaku i hiperprolaktinemisë është i panjohur, ndërsa prej shkaqeve të mundshme të identifikuar deri më tani përfshijnë:

– Një tumor jo kanceroz në gjëndrrën e hipofizës që prodhon nivele të larta të prolaktinës. Kjo prek 50 deri në 60 për qind të grave me hiperprolaktinemi. (Në raste shumë të rralla, tumori mund të jetë kanceroz.)

– Qelizat tepër aktive në gjëndrën e hipofizës.

– Tiroide joaktive (hipotiroidizëm).

– Disa medikamente të depresionin dhe presionit të lartë të gjakut.

– Dëmtimi i zonës së gjoksit (nga herpesi ose plagët kirurgjikale, për shembull).

Cilat janë simptomat e hiperprolaktinemisë?

Disa gra nuk kanë asnjë simptomë, por të tjera mund të kenë:

– Menstruacione të parregullta ose të munguara.

– Steriliteti.

– Prodhimi i qumështit të gjirit gjatë kohës që nuk jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies.

– Thatësi vaginale.

– Ndezje të nxehta.

– Dendësi e ulët kockore.

Si diagnostikohet hiperprolaktinemia?

Një test gjaku mund të tregojë nëse niveli juaj i prolaktinës është më i lartë se normalja. Nëse është kufitar, mund të testoheni dy herë për t’u siguruar.

Mjeku juaj mund t’ju bëjë gjithashtu një ekzaminim fizik dhe të urdhërojë një MRI për të marrë një imazh të trurit tuaj./Babycenter

Youtube

Arkiva

Kategoritë