Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur kjo javë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.
Përpos ditës së hënë ku parashihen temperaturat më të larta, ditët tjera do të kenë temperatura më të ulëta
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius. Të martën dhe të mërkurën parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal.