Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 1.900 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, përfshirë 166 rastet e reja pozitive, të regjistruara të shtunën.
Sipas MSH-së, Prishtina është e para me 342 raste pozitive, pasuar nga Prizreni me 159, Peja 141, Gjilani 120, Gjakova 86 Fushë-Kosova 83, Suhareka 82, Skenderaj 81, Malisheva 79, e të tjera.
Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga COVID-19, derisa janë shëruar 519 pacientë.