Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të kenë zhvillim të hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.ADVERTISING