Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të bëni nëse ju thumbon një grerëz?

Pikniku veror, udhëtimet dhe ditët në plazh mund të shkatërrohen lehtësisht nga grerëzat

Ekspertët thonë se nuk do të ‘sulmojnë’ derisa të ndihen të kërcënuar ose derisa të prekni folenë e tyre.

Për të mos u thumbuar fare, shmangni veshjen e parfumeve dhe aromave, si dhe veshjeve shumëngjyrëshe që tërheqin grerëzat. Nëse e gjeni veten pranë saj, qëndroni të qetë.

Nëse jeni të pafat dhe pickoheni, helmi i grerëzës mund të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje, por edhe shok anafilaktik nëse jeni alergjik.

Disa nga simptomat janë kruajtje, marramendje, të vjella, dhimbje barku, presion i ulët i gjakut, shkruan The Sun.

Lani zonën e pickimit me sapun dhe ujë, aplikoni akull ose një kompresë të ftohtë për dhjetë minuta për të zvogëluar ënjtjen.

Shmangni gërvishtjet dhe prekjen e pickimit për të parandaluar infeksionin. Gjithashtu, mos aplikoni asnjë preparat si vajra, kremra, uthull, xhel.

Nëse shfaqen simptoma më të forta, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj. /KP

Youtube

Arkiva

Kategoritë