Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Morrat e Kokës: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Morrat e kokës janë insekte të vogla pa krahë (çimka) që mund të arrijnë në flokët dhe lëkurë e kokës. Morrat janë parazitë, që do të thotë se ato ushqehen në sasi shumë të vogla të gjakut tuaj. Thumbimet e morrave mund të shkaktojnë kruarje konstante dhe të çojnë në irritim të lëkurës ose edhe infeksion.

Cilat janë simptomat e morrave të kokës?

Pasiqë morrat lëvizin shumë shpejt, ato nuk janë gjithmonë të lehtë të shihen. Këto janë ato për të cilat mund të shikoni:

  • Kruraje e shpeshtë
  • Gunga të vogla të kuqe ose plagë në lëkurë të kokës, qafë dhe krahë.
  • Vezët e morrave, të quajtur edhe thërrija, që duken si pika të vogla, në formë ovale, të bardha ose të qarta. Thërrijat zakonisht mbeten në një kënd të bishtit të flokëve.

Në qoftëse mendoni që dikush në familien tuaj ka morra të kokës, është me siguri mirë që të kontrolloni secilin anëtarë në familje. Në qoftëse nuk jeni të sigurtë, mjeku i familjes mund të ndihmojë në diagnostikimin e morrave të kokës.

Çfarë shkakton morra të kokës?

Kushdo mund të marrë morra të kokës, por është më e zakonshme tek fëmijët e moshës shkollore. Morrat e kokës përhapen më lehtë tek fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç sepse ata ndajnë gjërat e tyre dhe luajnë afër së bashku.

Nuk është e vërtetë se njerëzit marrin morra të kokës sepse janë të ndotur. Morrat e kokës janë shumë ngjitës. Pa marrë parasysh sa herë ju ose fëmija juaj pastroheni ose pastroni flokët e tij ose të saj, është prapë e mundur të merren morrat e kokës nga kontakti kokë më kokë me dikë që është tashmë i infektuar me morra.

Ju gjithashtu mund të merrni morra të kokës nëse ndani kapela, peshqir, jastëk, krehër ose furça me dikë që ka morra të kokës.

Si diagnostikohen morrat e kokës?

Në shumicën e rasteve, ju duhet të jeni në gjendje t’i diagnostikoni morrat e kokës vetë. Të gjeturit e një nimfe të gjallë (të re) ose morr të rritur në lëkurën e kokës ose flokë është e mjafteshme për diagnozë të morrave të kokës.

Në qoftëse ju gjeni vetëm thërrija (vezë) të ngjitura në flokë, gjasat janë që ka një infeksion nga morrat. Sidoqoftë, nëse thërrijat janë të pozicionuara më shumë se ¼ inç nga baza e bishtit të kokës, ato janë me siguri të vdekur dhe nuk do të çelin. Në qoftëse shihni këto thërrija dhe jo insekte të gjalla, ju nuk keni më morra aktiv të kokës.

Në qoftës nuk mund të gjeni ndonjë vezë por keni akoma simptoma, ju mund ta vizitoni mjekun tuaj për ndihmë në diagnozë.

A mund të parandalohen ose shmangen morrat e kokës?

Mund të jetë e vështirë të parandaloni morrat e kokës nga përhapja ndërmjet fëmijëve, por në vazhdim janë disa hapa që mund t’iu ndihmojnë që t’i mbani morrat larg:

  • Kërkoni nga fëmijët tuaj që të mos ndajnë krehër, furça ose dekorues të flokëve
  • Kërkoni nga fëmijët tuaj që të mos provojnë kapela të fëmijëve tjerë
  • Në qoftëse fëmija juaj ka për të fjetur larg shtëpisë, sigurohuni të paketoni peshqir dhe jastëkun e tij ose të saj.

Trajtimi i morrave të kokës

Morrat e kokës mund të trajtohen me ilaçe me ose pa recetë. Shampot dhe kremërat pa recetë që përmbajnë pyrethrin (një markë: Rid) ose permethrin (një markë: Nix) përdoren për të trajtuar morrat e kokës. Shampot dhe kremërat që përdoren për të vrarë morrat e kokës përmbajnë pesticide dhe kemikate tjera.

Është me rëndësi të flisni me mjekun tuaj para se t’i përdorni këto produkte, veçanërisht nëse jeni shtatëzënë ose kujdestare, ose nëse keni alergji ose astmë. Gjithashtu nuk është e sigurtë të përdorni produkte me pesticide në ose afër syve tuaj. Në qoftëse gjeni morra të kokës ose thërrija në qerpikë ose vetulla, flisni me mjekun tuaj.

Nëse ilaçet pa recetë janë jo efektive, mjeku juaj mund të përshkruajë një krem, locion ose shampo për të trajtuar morrat e kokës. Disa produkte të përshkruara janë më të sigurta për gra shtatëzëna ose ushqyese.

Produktet që vrasin morrat e kokës zakonisht nuk vrasin edhe vezët. Për të zvogëluar rrezikun e ndonjë infeksioni me morra, largoni pjesën tjetër të morrave dhe vezëve me dorë ose duke përdorur një krehër special (një markë: krehër LiceMeister). Krehni flokët, një seksion për një kohë, çdo 3 ditë ose më shpesh. Bëjeni këtë për të paktën 2 javë ose derisa të mos shihni më morra të kokës dhe vezë.

Ju gjithashtu duhet të përdorni ujë të nxehtë për të pastruar çarçafët, peshqirët ose rrobat e veshura së fundi nga personi që ka pasur morra të kokës.

Fshini me fshesë korrenti çfarëdo që nuk mund të pastrohet, si shtrati, qilimi, ulësja e fëmijës suaj dhe ndonjë kafshë pellushi. Pasiqë morrat e kokës nuk jetojnë shumë gjatë larg lëkurës së flokëveju nuk keni nevojë të përdorni spërkatës të morrave në këto gjëra.

Të jetosh me morra të kokës

Lajmi i mirë është se ju nuk keni nevojë të jetoni me morra të kokës për një kohë të gjatë, edhe pse mund të duket si një kohë e gjatë. Mund të duhen pak trajtime dhe disa javë mund t’i largoni plotësisht.

Morrat e kokës nuk mund të kërcejnë ose të fluturojnë. Vetëm kontakti direkt me një person të infektuar ose me gjërat e tyre të kontaminuara mund të shpërndajë morrat. Inkurajoni fëmijët tuaj të ri dhe të moshës shkollore të marrin masa paraprake të listuara më lartë për të shmanguar rastet e ardhshme të morrave të kokës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë