Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Njerëzit që kanë gjumë të parregullt, shtojnë më shumë peshë

Nëse keni shtuar peshë këto javët e fundit, filloni e mendoni sa orë keni bërë gjumë? Kjo pasi gjumi i parregullt mund të ndikojë drejtpërdrejt në peshën trupore. Një studim i bërë nga European Journal of Critical Nutrion, ka ndërlidhur mungesën e gjumit me shtimin e peshës.

Nëse flini më pak e sa orët që iu nevojiten, atëherë kjo gjë mund të ndikojë negativisht në ditën pasuese. Për shkak të mungesës së gjumit jo do keni më pak produktivitet, më pak energji e madje mund të jeni e zemëruar.

Hulumtimet e kryera nga ‘King’s College’  në Londër, kanë gjetur se kur një person flenë më pak,  konsumon më shumë kalori në ditën tjetër.  Në këtë hulumtim kanë marr pesë 172 pjesëmarrës.  Gjysmës së tyre iu ndalua gjumi i rregullt, kurse gjysmës jo. Më pas janë llogaritur kaloritë që ata i kanë marr për një ditë. Më pas u kuptua që gjysma që nuk flinte sa duhet, kanë konsumuar mesatarisht 385 kalori më shumë se sa ata që kanë fjetur me rregull.

Ajo që është vënë re është që personat që nuk flinin sa duhet, zgjidhnin ushqime të tjera për të ngrënë. Ata kryesisht konsumonin ushqime me shumë yndyrë e me më pak proteina.  Ata besojnë që  mungesa e gjumit lidhet ngushtë me ndjesinë e urisë dhe ngopjes. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë