Si pasojë e rritjes së numrit të rastëve gjatë 24 orëve të fundit në vend, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetarët që të bartin maskat dhe të vaksinohen kundër COVID-19.
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!
Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.“, thuhet në postim.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.












