Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
14 Qershori, Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut

Me sloganin “Dhurimi i gjakut është akt solidariteti. Bashkohuni me përpjekjet dhe shpëtoni jetë!”, këtë vit në Kosovë shënohet Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut.

Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut është një ditë që i kushtohet
ndërgjegjësimit të popullatës për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë
të gjakut si dhe shpreh mirënjohjen për sakrificën që ata bëjnë. Kjo ditë
mbahet çdo vit në 14 qershor, duke filluar nga viti 2004.

Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një
lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike,
ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë në
mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo
përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson
aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me
hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si
talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit,
etjonshme që ai të shkatërrohet vetë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë