Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë disa nga simptomat nëse keni çrregullime në mëlqi

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ajo ka një rol tejet të rëndësishëm, duke filluar nga pastrimi i gjakut, tretja e ushqimit si dhe luftimi i infeksioneve

Disa nga shenjat kryesore, të cilat tregojnë se keni dëmtime në mëlçi janë:

Ënjtje 

Mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është e dëmtuar, ajo nuk mund të funksionojë siç duhet, prandaj shkaktohet akumulimi i ujit në trup dhe gjymtyrë, sidomos në zonën e barkut dhe këmbëve.

Nxirje 

Nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet shumë shpejt edhe në rastet kur keni një dëmtim të lehtë.

Kruajtje 

Një simptomë tjetër e problemeve me mëlçinë është kruajtja në pjesë të ndryshme të lëkurës.

Probleme me tretjen 

Problemet me mëlçinë vërehen edhe në tretje. Zakonisht këto probleme manifestohen me ndryshimin e ngjyrës së jashtëqitjes dhe urinës.

Zverdhje 

Lëkura dhe sytë kanë tendencë të bëhen të verdhë, në rast të dëmtimit apo ndonjë sëmundjeje në mëlçi. Kjo gjë ndodhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës, e cila nuk arrin të përpunohet siç duhet.

Sëmundjet dhe dëmtimet e tjera në veshkë kanë tendencë të mos shfaqin simptoma, deri në momentin kur problemi bëhet i parikuperueshëm, prandaj është e këshillueshme që të bëhen kontrolle të vazhdueshme tek mjeku specialist.

Youtube

Arkiva

Kategoritë