Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet natyrale që ju mbrojnë nga sulmet në zemër

Në paragrafin në vijim do ti cekim disa nga ushqimet dhe pijet natyrale të cilat do t’iu mbrojnë juve nga bllokimi i arterieve të zemrës.

Kafja

Studimet kanë treguar se pirja e 2 ose 4 kafeve gjatë ditës mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër deri në 20%. Por mbani në mend se kafeja mund të ketë efekte negative në stomakun tuaj dhe kafeina e tepërt nuk është e shëndetshme.

Arrat dhe kikirikat

Arrat dhe kikirikat përfshijnë acide yndyrore omega-3 dhe yndyrna të pangopura, që nënkupton se rrisin kolesterolin e mirë dhe ndikojnë në mbajtjen në mend.

Çaji i gjelbërt

Çaji i gjelbërt është i njohur për efektet e saj energjike dhe njëkohësisht qetësuese.  Ky antikosidant ul absorbimin e kolesterolit dhe përshpejton metabolizmin. Një ose dy gota të çajit në ditë janë të mjaftueshme për të siguruar përfitime maksimale prej saj.

Vaji i ullirit

Italianët dhe grekët kanë njohur për një kohë të gjatë sekretin për një jetë të shëndetshme, vajin e ullirit të kualitetit të lartë. Vaji i ullirit i ofron trupit tuaj yndyrna të shëndetshme  dhe ul nivelin e kolesterolit, duke e ulë rrezikun e sulmit në zemër deri në 41%.

Avokado

Avokado mundëson ekuilibrin në mes kolesterolit të keq dhe të mirë, e cila është jetike për arteriet. Ky frut ka përdorim të gjithanshëm, i cili mund të përdoret në sallata, të hahet me bukë apo edhe pa përzierje me ushqimet e tjera./Gazeta Hefty

Youtube

Arkiva

Kategoritë