Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushtrime fizike për mendje të shëndoshë

Trupa të bukur e të stërvitur mund të shihni çdo ditë e më shumë.

Trupa të atillë  që tregojnë se ata persona janë dedikuar një kohë të gjatë për të bërë trupin në forma pothuajse perfekte.

Por ushtrimet fizike, nuk bëjnë mirë vetëm për trupin. Ato janë të mira edhe për mendjen. Studimet e shumta e mbështesin argumentin që ushtrimet fizike ndikojnë në largimin e simptomave të ankthit dhe depresionit.

Të dhënat tregojnë që shëndeti mendor mund të përmirësohet dukshëm me ushtrime fizike.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, u kuptua që vrapi për 15 minuta ulë mundësinë që të prekeni nga depresioni për 26 përqind.

Vrapi apo edhe ushtrimet fizike, janë luftuese të depresionit për shumë arsye. Ushtrimet fizike bëjnë që të lirohet endorfinë, një përbërës në trurin e njeriut që mundëson që të ndiheni mirë.

Gjithashtu, vrapimi (sidomos në natyrë), ndikon që të shpërqendroheni nga energjia negative dhe të shijoni kohën.

Vrapimi është një  ‘medikament’ natyral për personat që vuajnë nga ankthi. Kjo sepse trupi lirohet nga tensioni dhe stresi, dhe është shtysë për energji fizike dhe mendore. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë