Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të ushqyerit shëndetshëm!

Të ushqyerit shëndetshëm duke ndjekur një model të ngrënies që përfshin një shumëllojshmëri të ushqimeve dhe pijeve ushqyese, do të thotë marrjen e duhur të numrit të kalorive.

Për të ngrënë shëndetshëm, sigurohuni që të zgjidhni:

Perime

Fruta

Produkte qumështi pa yndyrë ose me yndyrë të ulët

Një shumëllojshmëri të ushqimeve me proteina, duke përfshirë ushqim deti, mish, vezë, fasule, bizele, arra, farëra dhe produkte soje

Natrium (kripë)

Natriumi gjendet në kripën e tryezës – por shumica e natriumit që hamë vjen nga ushqimi i paketuar ose ushqimi i përgatitur në restorante

Yndyrna të ngopura

Një model ushqimor i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të mbani trupin në formë. Ushqimi i shëndetshëm është i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm – dhe ka mënyra të shumta për ta bërë këtë.

Kur hani të shëndetshëm, mund të zvogëloni rrezikun për:

Trashje

Sëmundje të zemrës

Diabet tip 2

Tension të lartë të gjakut

Disa lloje të kancerit.

Prindërit dhe kujdestarët janë modele të rëndësishme që mund të ndiçen edhe për të ushqyerit shëndetshëm.

Çka duhet të bëni?

Kthejeni gatimin në një aktivitet argëtues për të gjithë familjen. Lëreni fëmijën tuaj të vogël të ndihmojë me detyra kuzhine.

Hani shëndetshëm edhe larg shtëpisë

Ju mund të bëni zgjedhje të mençura të ushqimit kudo që të jeni – në punë, në restorantin tuaj të preferuar.

Provoni këto këshilla për të ngrënë shëndetshëm edhe kur jeni larg nga shtëpia:

Në drekë, hani një sanduiç në bukë të thekur

Pini ujë në vend të pijeve të gazuara

Në një udhëtim të gjatë paketoni ushqime të shëndetshme si pemë, arra pa salcë ose shkopinj me djathë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë