Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita Botërore Kundër Kancerit – Disa fakte që duhet t’i dini

Shkruar nga dr. Ilir Kurtishi, onkolog

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë, ku të gjithë mund të bashkohen në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën.

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura; ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona.

Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqi të veprojë dhe të marrë masa në uljen e ndikimit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet.

Kanceri është një çështje shëndetësore dhe njerëzore. Sot, 9.6 milionë njerëz vdesin çdo ditë nga kanceri, duke e bërë atë shkakun e dytë të vdekshmërisë në mbarë botën. Sot 1/3 e kancerit mund të parandalohet.

Rritja e vetëdijes, informacioni i saktë dhe njohja e problemit mund të na ndihmojnë që të njohim herët shenjat paralajmëruese, të bëjmë zgjedhje të informuara për shëndetin tonë dhe të luftojmë frikën dhe keqkuptimet rreth kancerit.

Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën. Një ndër mënyrat për të arritur progres në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga kanceri është përmirësimi i njohurive dhe aftësive të profesionistëve të shëndetit për depistimin, diagnostikimin dhe kapjen e hershme të kancerit.

Prandaj sipas kodit europian per luftimin e kancerit duhet tu përmbahemi këtyre rregullave:

1. Mos konsumo duhan! Mos u ekspoza madje asnje formë të duhanpirjes!

2. Krijo një ambient shtepiak pa tymi! Mbështet politikat kundër duhanpirjes në vende pune!

3. Merr veprime për një peshë trupore të shëndetshme!

4. Behu fizikisht aktiv gjatë përditshmërisë! Kufizo kohën gjatë së cilës rri ulur!

5. Konsumo shujta të shëndetshme:

– shumë drithëra, perime bishtajore, perime të tjera dhe fruta,

– kufizohu nga ushqimet shumë kalorike (ushqimet të pasura me sheqerna dhe yndyrna) dhe largohu nga pijet e sheqerosura!

– largohu nga mishërat e përpunuara, kufizo konsumimin e mishit te kuq dhe:

ushqimeve me shume kripë!

6. Nëse konsumoni alkohol të çfardo lloji, atëherë zvogëlo marrjen e tij!

Në parandalimin e kancerit më mirë është të mos konsumosh fare alkohol.

7. Largohu nga ekspozimi i tepërt ne diellë, veçanërisht fëmijët! Perdor mbrojtës nga diell!

Largohu nga solariumet!

8. Në vendin e punës, mbroje veten nga substancat kancerogjene duke i perfillur udhëzimet per siguri dhe mbrojtje te shendetit!

9. Zbulo nëse në shtëpitë tuaja i jeni ekspozuar rrezatimit nga nivelet e larta të Radonit natyral!

Merr masa për të zvogëluar nivelet e larta të Radonit!

10. Per femrat:

– Gjidhënja zvogëlon rrezikun e nënës për kancer. Poqëse mundeni, ushqejeni me gji fëmijën tuaj!

– Terapia e zëvendësimit të hormoneve rrit rrezikun për disa lloje kanceresh,

Kufizo përdorimin e terapise së tillë!

11. Sigurohu që femijët tuaj të marrin pjesë në programet e vaksinimit për:

– Hepatit B (për të sapolindurit),

Papilloma virusin human (për femrat).

12. Merr pjesë ne programet e organizuara për kontrolle të vazhdueshëm (screening) për:

– Kancerin e zorrëve (femrat dhe meshkujt),

– Kancerin e gjirit (femrat),

– Kancerin e qafës së mitrës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë