Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hovenier, Latifi: Vaksinimi dhe përdorimi i maskave, mbeten mbrojtja më e mirë kundër COVID-19

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me minsitrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Hovenier tha se është rikonfirmuar përkushtimi për t’i dalë në ndihmë Kosovës, në luftën kundër COVID-19.

Tutje ambasadori thekosi se vaksinimi dhe masat mbrojtëse janë mbrojtja më e mirë kudër coronavirusit.

“Me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës. Rifat Latifi rikonfirmoi përkushtimin tonë për të ndihmuar Kosovën në luftën e saj kundër COVID-19. Vaksinimi dhe përdorimi i duhur i maskave mbeten mbrojtja më e mirë kundër infeksioneve serioze”, shkroi ambasadori Hovenier.

Aktualisht në Kosovë janë 728 raste të reja me coronavirus.

Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 796,246 persona.

Ndërkaq, 33,156 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 2,169 qytetarë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë