585 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë shëruar 57 të tjerë nga kjo sëmundje.
Këto rezultate dolën pas testimit të 6 mijë e 859 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka vdekur asnjë person dhe janë vaksinuar 3 mijë e 830 të tjerë. /familjajone