Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Niveli i ulët i kolesterolit i lidhur me risk të shtuar për hemorragji cerebrale te gratë.


Niveli i ulët i kolesterolit LDL (lipoproteina me dendësi të ulët) është i lidhur me riskun e ulët për infarkt dhe ishemi cerebrale. Shpesh jemi mësuar të shqetësohemi vetëm për vlerat e larta të LDL-së. Por ç`ndodh në vlerat e ulëta të saj? Një studim i ri ka treguar se gratë me nivel LDL 70mg/dl ose më të ulët mund të jenë dy herë më të rrezikuara për hemorragji cerebrale se gratë me nivel të LDL nga 100-130 ng/dl. Studimi është botuar në Prill të 2019 në botimin online të “Neurology”, revistë shkencore e Akademisë Amerikane të Neurologjisë. Kolesteroli LDL njihet si kolesteroli i keq sepse çon në formimin depozitimeve yndyrore në arterie. Po ashtu, studimi zbuloi së gratë me nivel më të ulët të triglicerideve kishin risk më të lartë për hemorragji cerebrale se ato me nivel të rritur të triglicerideve.

“Hemorragjitë cerebrale janë më të rralla se ishemitë cerebrale, po ashtu janë më të vështira për t`u trajtuar dhe mund të jenë vdekjeprurëse.”

Strategjitë për uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve, si modifikimi i dietës dhe përdorimi i statinave janë gjerësisht të përdorura në sëmundjet kardiovaskulare. Por ky studim tregoi se nivelet e ulëta mund të mbartin risk. “Gratë kanë risk më të lartë për goditje në tru, pjesërisht sepse jetojnë më gjatë se burrat, për këtë arsye është shumë e rëndësishme te përcaktohen qartë mënyrat se si mund të zvogëlohen këto risqe” thotë Pamela Rist – autorja e studimit.

Studimi përfshiu 27, 937 gra të moshës mbi 45 vjeç. Grave në studim i është matur niveli i kolesterolit total, LDL, HDL dhe triglicerideve. Në vijim studiuesit kanë analizuar të dhënat mjekësore të grave në studim, për të përcaktuar sa prej tyre kanë pësuar hemorragji cerebrale. Në një ndjekje mesatare prej 19 vitesh, studiuesit kanë identifikuar 137 gra me hemorragji cerebrale. 9 nga 1,069 gra me nivel kolesteroli më të ulët se 70 ng/dl ose 0.8% kanë pësuar hemorragji cerebrale krahasuar me 40 nga 10,067 gra me nivel kolesteroli nga 100-130 ng/dl ose 0.4% e tyre.

Pas përshtatjes me faktorët e tjerë të riskut të cilët mund të kenë ndikuar si: mosha, duhanpirja, presioni i lartë arterial dhe trajtimi me antilipemikë, studiuesit kanë parë se gratë me nivel LDL të ulët ishin 2,2 herë më të rriskuara për hemorragji cerebrale.

Gjithashtu, pas përshtatjes me faktorë te tjerë të mundshëm risku, studiuesit panë se gratë me nivel të ulët të triglicerideve ishin dy here më të rriskuara për hemorragji cerebrale se ato me nivel të lartë të triglicerideve. Për sa i përket nivelit të kolesterolit total apo të HDL, nuk janë vënë re diferenca në risk për hemorragji cerebrale.

Studimi na tregon se gratë të cilat kanë nivel të ulët të LDL apo/dhe triglicerideve duhet të monitorohen më shpesh nga mjeku i tyre për fakorë të tjerë të mundshëm risku si presioni i lartë arterial, duhanpirja, etj., për të minimizuar riskun e tyre për hemorragji cerebrale. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë