Shtatzënat dhe nënat më në fund mund të kënaqen me specialitetet e peshqve pa frikë
Drejtoria e ushqimit dhe e barnave ka publikuar listën e peshqve të cilët duhet t’i hani, por edhe të cilët duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë dhe ushqimit të foshnjës me gji…
Drejtoria Amerikane e Barnave dhe e Ushqimit (FDA) ka publikuar listën e peshqve për t’u ndihmuar shtatzënave dhe nënave që ushqejnë foshnjat me gji, si edhe atyre çifteve të cilët përpiqen të lindin fëmijë, në mënyrë që të dinë se cilët peshq mund t’i hanë, por edhe cilët duhet t’i shmangin, transmeton Telegrafi.
Rreth 90 për qind e peshqve bëjnë pjesën kategorinë e “zgjedhjes më të mirë” madje mund të hani deri në tri herë në javë, ndërsa peshkun i cili bën pjesë në “zgjedhje të mirë” do të duhej ta hani një herë në javë.
Vetëm shtatë lloje do të duhej t’i shmangni gjatë shtatzënisë dhe gjatë kohës kur ushqeni foshnjën me gji, sepse ato përmbajnë nivel të lartë të zhivës e cila mund të rrezikojë trurin dhe sistemin nervor.
Peshku ofron përbërës ushqyes shumë të rëndësishëm, mirëpo vetëm gjysma e femrave e hanë në sasinë e rekomandueshme, thekson FDA-ja, ndërsa këshillon prindërit që racionin me mish peshku do të duhej ta aplikonin një apo dy herë në javë në menynë e fëmijëve nga viti i dytë i moshës së tyre.
Shikoni cilat lloje të peshkut në cilën kategori bëjnë pjesë:“Zgjedhja më e mirë”
Sardelet, skumbria, levreku, trofta, guacat e detit, bakalaroja, gaforrja e detit, gaforrja e lumit, kërriçi, harenga, gaforrja e madhe e detit, rraxha, sandra, mlyshi, peshku petulaç, salmoni, sardelet, kalmari, toni.
“Zgjedhja e mirë”
Peshku bufallo, krapi, dhëmbaçi i Patagonisë, halibuti, jofi, dhëmbaçi i kuq, skumbria spanjolle.
“Peshqit që duhet shmangur”
Skumbria mbretërore, peshkaqeni, peshku i artë, peshku pasqyrë, marlin, sablari, toni symadh.