Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfundon takimi në mes të ministres së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës

Ka përfunduar takimi virtual i zhvilluar në mes të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbret Krasniqi,  me kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim, kryetarët e komunave u njoftuan për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

U. D. ministrja Gexha dhe ministri Krasniqi, falënderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Gjithashtu, në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë