Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të lehtësojmë dhimbjen?

Cfarë është Dhimbja?

Përkufizim i dhimbjes sipas OBSH:

” Dhimbja është një përvojë e pakëndshme, e ndieshme dhe emocionale, e lidhur me dëmtimin aktual ose potencial të indeve. “

Dhimbjet janë të pakëndshme dhe janë një barrë për gjithë mirëqenien tonë. Kush vuan nga dhimbjet, dëshiron që sa më parë të shpetoje prej tyre

Dhimbjet janë shenja të rëndësishme dhe kuptimplote alarmuese të trupit tonë. Kur kemi dhimbje, ne e kuptojmë se diçka s’është në rregull me trupin tonë.

Lehtësimi i dhimbjes dhe vuajtjes është detyrim etik.

70% e personave me Kancer kanë dhimbje,kurse 30% e personave kanë dhimbje emocionale.

Metodat e ndryshme të menaxhimit të dhimbjes janë trend në mbarë botën, kurse në vitet e fundit edhe tek ne gjithnjë jemi duke u përpjekur për të iu ofruar pacientëve një trajtim efektiv të dhimbjes, si dhimbjeve nga kanceri, ashtu edhe pacientëve me dhimbje reumatike ose psikosomatike.

Sot ka një numër të madh të metodave të reja farmakologjike dhe jo-farmakologjike të trajtimit.

Kompanija farmaceutike Trepaharm ne portofolion e vet të barërave ofron nje gamë të gjërë të produkteve për menaxhimin e dhembjeve.

Çka është dhimbja akute, e çka ajo kronike?

Dhimbjet akute paralajmërojnë për rreziqet e mundshme shëndetësore, lajmërohen papritmas, zakonisht janë të mprehta dhe impuslive. Paralajmërojnë një sëmundje apo një kërcënim për trup. Dhimbja akute e patrajtuar ose jo e trajtuar në mënyrë adekuate kalon në dhimbje kronike. Në veçanti mund të kenë ndikim të fortë mbi gjendjen tonë emocionale dhe psikike. Ndikon në formën e disponimit të ulët, ndjenjën e frikës, nervozizmi, dhe çon deri në ankth ose depresion.

Dhimbja kronike zgjat më shumë se 3 muaj, dhe shkakton çrregullime të gjumit, ankthin e depresionin, dhe dëmton cilësinë e jetës. Cdo i pesti evropian vuan nga sindromi i dhimbjes kronike.

Dhimbja kronike është një problem shumë i madh shëndetësor, ekonomik dhe social.Eshtë e vazhdueshme pavarësisht nga fakti se lëndimi është shëruar, ajo vazhdon të ketë ende aktivitet në sistemin nervor.Dhimbja kronike mund të shkaktohet nga infeksioni apo lëndimi. Megjithatë, disa njerëz i mundon dhimbja kronike edhe pse nuk kanë pasë lëndime të dukshme apo dëmtim fizik trupor.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të edukohen pacientët mbi shkaqet e vërteta të dhimbjes dhe mundësitë e trajtimit. Në asnjë mënyrë nuk duhet të duroni dhimbjen kronike, e cila me kohë do të çojë deri tek një numër i pasojave psikosociale dhe uljen e cilësisë së jetës të pacientit.

Nëse dhimbjet zgjasin shumë, vetë ato mund të kthehen në një sëmundje. Me këtë rast do të flitet për sëmundjen e dhimbjes. Të prekurit vuajnë nga dhimbjet; mirëpo nuk gjendet dot shkaku fizik i këtyre dhimbjeve. Në prapavijë të sëmundjes së dhimbjes shpesh gjendet një histori e gjatë sëmundjeje. Pacientët me sëmundjen e dhimbjes kanë nevojë për përkrahje nga specialistët me qëllim që dhimbjet e tyre të mund të trajtohen si duhet.

E për të trajtuar lloje të ndryshme të dhimbjeve Dolofix është medikamenti adekuat.

Dolofix përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të moderuara dhe të rënda.

Paracetamol 500mg/750mg tableta është analgjetik dhe antipiretik. Preferohet për trajtimin e shumices së gjendjeve me dhembje dhe me temperaturë, si :
Dhimbje të kokes,( duke përfshirë edhe dhimbjen migrenoze dhe dhimbjen hipertenzive), Dhimbje të dhëmbit , Dhimbje shpine, Dhimbje reumatike dhe  muskulare, Dhimbje dismenoreale, Dhimbje gryke, gjendje febrile dhe dhimbje trupi të shkaktuara nga ftohja apo gripi, përdoret për lehtësimin e simptomave të të ftohurit dhe gripit dhe për uljen e temperaturës.

 Preferohet edhe për eliminimin e dhimbjeve tek Artriti i lehtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë