Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 12 mijë e 464 raste.
MSh njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,878 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.
Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.