Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
COVID-19 në Kosovë – 14 të vdekur dhe 870 të shëruar të reja brenda 24-orëve

Ministria e Shëndetësisë tregon se brenda 24 orëve janë shënuar 14 të vdekur.

Sipas njoftimit, nga 5,505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12,834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

Youtube

Arkiva

Kategoritë