Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
MSH: Po vazhdojmë vaksinimin mobil për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për t’u vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme.

“Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarëve në terren afër 900 qytetarë”, thuhet në njoftim

Vaksinimi do të vazhdojë në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale, me orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19”, thuhet më tej.

Youtube

Arkiva

Kategoritë