Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 20 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 932 persona të infektuar.
Numri i të infektuarve vjen nga 7 mijë e 384 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 962 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 26 mijë e 525.












