Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
DUHANI DHE ZEMRA

Shkruar nga: Dr. Gëzim Berisha Kardiolog

31 maji dita ndërkombëtare kundër duhanit‼️

🚬DUHANI DHE ZEMRA♥️

Shumica e njerëzve tashmë janë të informuar se duhani është një shkaktar i njoftur i kancerit. Por pak njerëz janë të njoftuar sa duhani mund të shkakton edhe probleme të tjera serioze po aq sa kanceri. Të tilla janë sëmundjet kardiovaskulare.
1️⃣Duhani dhe trupi juaj❓
🚬Nga 5 njerëz që vdesin, 1 është e lidhur direkt me efektet e duhanit. Duhani është shkaktari numër 1 i vdekjes i cili mund të parandalohet.
🚬Efektet e duhanit prekin pothuajse cdo organ, por ne vecanti zemrën, enët e gjakut, trurin, mushkërit, organet reproduktive, veziken urinare dhe sistemin digjestiv.
🚬Nuk do të thotë se cdo kush që tymos duhan sëmuret nga sëmundjet e zemrës dhe cdo kush që nuk tymos do të privohet nga sëmundjet kardiake. Problemi është se tymosja e duhanit rrit për 4fish gjasat që ju të prekeni nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular.

2️⃣Cilat janë rreziqet e duhanit të lidhura me zemrën❓
🚬Duhani kontribon në inflamacionin e shtresës së mbrendshme të arterieve i cili nxit krijimin e pllakave ateromatoze. Pllakat ateromatoze në murin e arteries i ngushton ato, për ta shkaktuar anginën e gjoksi apo infarktin e zemrës.
🚬Duhani ul elasticitetin e arterieve dhe i bënë ato më të ngurta.
🚬Crregullon ritmin normal të zemrës
🚬E rrit shtypjen e gjakut dhe frekuencën e zemrës duke e vështirësuar punën e zemrës.
🚬Rrit përqëndrimin e yndyrnave të këqija në gjak dhe ul përqëndrimin e yndyrnave të mira duke kontribuar kështu edhe më shumë në shfaqjen e infarktit.
🚬E bënë gjakun më viskoz duke vështirësuar qarkullimin e tij nëpër sistemin vaskular.
🚬Duhangjinjët të cilët kanë pësuar infarkt dhe janë trajtuar me bajpas apo stent gjasat jamë shumë të larta për një bllokadë tjetër në arteriet e trajtuara nëse nuk e lënë duhanin.

3️⃣A ka dobi ndërprerja e pirjes se duhanit
🚬Mos pi kurr duhan. Por nëse tash ke fillu, ndërpreje menjëherë🚭. Pa marr parasysh sa gjatë tashmë konsumoni duhan, lënja e tij gjithmonë ka benifite.
🚬Lënja e duhanit është ‘’medikamenti’’ më i mirë për ta ruajtur zemrën tuaj. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë