Shkruar nga: Dr. Blerim Myftiu – Neurolog
Psikologu bihejvioral (i sjelljes), Bryan Roche (Ph.D.), jep tri shembuj të vegjël se si mund të ndikojmë në përmirësimin e shkallës së inteligjencës së fëmijëve dhe përmirësimin e suksesit të tyre shkollor në të ardhmen. Këto këshilla burojnë nga studimet përkatëse dhe kanë bazë shkencore të vërtetuar.
1. Ushqejini me acide yndyrore omega 3
Omega 3 e përmirëson funksionimin e trurit të fëmijëve. Ajo është e pranishme në qumështin e gjirit, prandaj ushqimi i fëmijës me qumështin e gjirit në javët e para të jetës i furnizon foshnjat me omega 3 në sasi të kënaqshme. Fëmijët duhet të filluar të ushqehen me peshk, brokoli dhe spinaq sa më herët. Edhe arrat, manaferrat, mjedrat dhe dredhëzat janë burime të begatshme me omega 3.
2. Foluni dhe lexojuni fëmijëve
Sa më shumë biseda të bëni me fëmijë, aq më inteligjent do të bëhen. Lojërat e thjeshta, si për shembull emërtimi apo numërimi i objekteve, e shton më tepër inteligjencën e tyre. Roche pohon se përsëritja e këtyre ushtrimeve e rrit deri në 6 pikë IQ-në e fëmijëve. Dobia është më e madhe nëse këto praktika fillohen para moshës 4-vjeçe. Fëmijët të cilëve prindërit u lexojnë rregullisht tregojnë IQ më të rritur. Përfitimi është më i madh nëse leximi shndërrohet në një proces interaktiv, në vend të atij ku fëmija vetëm dëgjon. Duhet të përdoren zëra dhe emocione të ndryshme gjatë të lexuarit në mënyrë që të nxitet bashkëveprimi i fëmijës.
3. Pritni prej fëmijëve të jenë inteligjentë
Në studimin e titulluar “Të besuarit se mund të bëhesh më inteligjent të bën më inteligjent” (Believing you can get smarter makes you smarter), studentëve u është mësuar se inteligjenca nuk është cilësi fikse, por është e ndryshueshme dhe mund të rritet. Grupi që e pranoi porosinë u dëshmua të ishte më i suksesshëm në planin akademik dhe shkollimin e perceptoi më seriozisht. Prandaj, fëmijëve duhet t’u thuhet se janë inteligjentë, se pritet prej tyre të jenë të tillë dhe t’u bartet porosia se mund të jenë nesër më inteligjentë se sa që janë sot, si edhe secilën ditë tjetër më tepër se një ditë më parë. /Familja Jonë