Die, Tet 25, 2026
Banner Top
Banner Top
Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar si rezultat i infektimit me variantin Delta, tregon CDC

Javët e fundit, numri i rasteve të reja me Covid është rritur mbarë botën.Varianti i ri, Delta, është përhapur shumë shpejt dhe target grupi i këtij varianti janë të rinjët.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë paralajmëruar se Delta është më e rëndë sesa versionet e mëparshme të Covid shkruan Healthline.

CDC ka cituar studimet nga Kanadaja, Singapori dhe Skocia që tregon se njerëzit të infektuar me varianti e ri kanë më shumë gjasa të kërkojnë ndihmë shëndetësore.

Në anën tjetër, ekspertët e sëmundjeve infektive kanë treguar se tre studimet e fundit sugjerojnë rritje të rrezikut nga Delta, mirëpo pjesëmarrësit kishin kufizime dhe ende nuk janë rishikuar të dhënat nga ekspertët e jashtëm.

“Është e vështirë të përcaktosh rritjen e ashpërsisë dhe paragjykimit të popullsisë”, tha Lawrence Young, virologe në Britaninë e Madhe.

Aktualisht, pjesa më e madhe e rasteve të raportuara po kërkojnë ndihmë shëndetësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë