Të gjithë ata që ende nuk kanë shkuar në pushimin e merituar vjetor duhet të mendojnë për këtë gjë
Hulumtimet kanë treguar se udhëtimet në bregdet ose në vende të ndryshme për të pushuar mund t’ua zgjasin jetën.
Pushimi dhe ikja nga përditshmëria duhet të jetë gjë normale, por për shkak të gjendjes së pakënaqshme financiare, ndodh që të mbetemi në shtëpi.
Mirëpo pushimet e merituara nuk duhet që medoemos të nënkuptojnë qëndrimin dyjavor nëpër hotele të shtrenjta, por mund të jenë edhe një ikje e shkurtër nga përditshmëria, duke dalë në natyrë, duke vizituar ndonjë vend ose duke shkuar për vikend në pishinë ose masazh, transmeton Telegrafi.
Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e atyre që për një kohë të gjatë nuk kanë lëvizur nga shtëpia, është koha që të planifikoni dhe të shfrytëzoni ditët e ngrohta.
Aktivitet
Shumë të punësuar e kalojnë ditën duke qëndruar para kompjuterit ose në zyrë. Daljet njëditëshe, gjatë vikendeve, e sidomos shkuarja në pushim, do të bëjë që të jeni më aktivë fizikisht, gjë që do ta shtojë qarkullimin në trupit tuaj, dhe me këtë do t’ua kthejë fuqinë dhe energjinë.
Disponimi
Hulumtimet kanë treguar se udhëtimet e shkurta ose të gjata ndikojnë pozitivisht në mendjen tuaj. Ndryshimi i ambientit, si edhe shoqëria e këndshme do t’u ndihmojnë që ta përmirësoni disponimin dhe të zhvilloni mendime pozitive dhe të ndërtoni kujtime të cilat do t’u ndihmojnë që t’i harroni ditët e punës.
Stresi
Çfarëdolloj ikje nga rutina ditore është shumë e dobishme. Dita në natyrë pa ngarkesën në komunikacion, zgjimin e hershëm dhe obligimet në punë- mund të veprojë duke stimuluar disponimin tuaj që do të thotë se këto ndryshime janë një terapi anti-stres.