Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur pa shenja jete një person në veturën e tij.
Rasti ka ndodhur në komunën e Rahovecit
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në veturën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.