Janë dhënë vaksinat e para si pjesë e një testimi për të zhvilluar një vaksinë efektive kundër HIV-it.
Sipas mediumit britanik The Mirror, përcjell Telegrafi, këto vaksina kundër HIV-it iu janë administruar vullnetarëve si pjesë e një testimi nga Universiteti i Oksfordit.
Bëhet e ditur se 13 persona të shëndetshën dhe negativë ndaj virusit HIV të moshës 18-65 vjeç – dhe të cilët konsiderohet se nuk janë në rrezik të lartë të infeksionit – morën një dozë të vaksinës të hënën.
Ky testim do të pasohet me një dozë të mëtejshme dhe përforcuese në katër javë, dhe shkencëtarë shpresojnë se mund të rezultojë me një “goditje” kundër sëmundjes.
Personi i parë që mori vaksinën ishte Danilo Garrido Alves, një student i të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në Unviersitetin e Oksfordit.
Lidhur me këtë rast ka raportuar edhe mediumi Evening Standard, ku thuhet se qëllimi i testimit, i quajtur HIV-Core 0052, është të vlerësojë sigurinë, tolerancën dhe imunogjenitetin e vaksinës HIVconsvX.
Sipas të njëjtit medium, kjo vaksinë që quhet si vaksinë e ‘mozaikut’, synon një gamë të gjerë të varianteve të HIV-1, duke e bërë atë potencialisht të zbatueshme për variantet e HIV-it në çdo rajon gjeografik.
Për më tepër ky medium raporton se, Oksford filloi vaksinimet të kandidatit të ri të vaksinës kundër HIV-it, si pjesë e një prove klinike të Fazës 1 në Mbretërinë e Bashkuar.
“Një vaksinë efektive kundër HIV-it ka qenë e paarritshme për 40 vjet”, ka thanë studiuesi kryesor, Tomas Hanke.