Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
​Gjatë dy ditëve të ardhme temperaturat deri 36 gradë Celsius në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme do të jenë të larta në Kosovë.

Sipas komunikatës, moti do të jetë kryesisht me diell dhe stabil.

“Në fushat termike do të ketë rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, derisa minimalet mbeten pothuajse të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit”, thuhet në komunikatë.

IHMK bën të ditur se “Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike dhe të moshuar. IKSHP këshillon qe nga ora 9-17 të evitohet kontakti me rrezet e diellit”.

“Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë