Gjatë rrëfimit të saj ndërhyra dhe e pyeta se ç’ndodhi më pastaj me ata njerëz që u ndanë në grupe të ndryshme? -Çka pat të bëhet… u bë më e keqja, dhunuan, masakruan, vranë, prenë, varën nëpër litare… s’lan gjë pa bërë.! Rrëfimin e saj e vazhdon përsëri duke rrëfyer për kohën kur këto vajza ishin të rrëmbyera dhe të ndara nga më të dashurit e tyre.
Na morën të gjitha vajzave dhe na quan me një shtëpi. Shtëpia ku na dërguan u duk se ishte e njohur për ta. Muret e brendshme të saj ishin të lyera me gjak.
Gjithçka, duke filluar nga hyrja e asaj shtëpie, nëpër mure, oborr e dhoma të tjera… Na futën me një dhomë pasi na ndanë në katër grupe. Mua më ndanë me tri motrat e mia. Për një çast na lan të vetmuara dhe atë çast e shfrytëzuam që të bisedojmë edhe njëherë mes vete. U përshendetëm edhe njëherë. Gjatë bisedës që bënim së bashku, në të njëjten kohë kemi dëgjuar britma të ndryshme nga dhomat tjera… Ishin britma të vajzave që ishin ndarë dhe me siguri se ishin prerë për së gjalli. disa minuta më vonë erdhën…
Këtu ndërpret përsëri rrëfimin e saj vajza që nuk mund t’iu përmbahet lotëve të saj… Pasi erdhën e morën motrën time të madhe dhe shkuan në një dhomë tjetër, pas 5minutave dëgjuam zërin e saj, britmën e saj… dëgjuam edhe një krismë të armës… Ne llogaritëm se e vranë. Pas pak dëgjuan ca zëra. Njëri zë ishte i njërit nga çetnikët kurse zëri tjetër ishte i motrës tonë. Nga dhoma jonë ka dalur çetniku tjetër që vetëm rrinte aty dhe asgjë nuk fliste, vetëm pinte cigare.
Është bërë një gjurullti… ka hyrë njëri nga çetnikët në dhomën tonë dhe na tha: “Motra juaj ka vrarë shokun tonë” tash do të hakmerremi ne në Ju… Me sigruri se motra e jonë ka ditur se ç’do të ndodhë me të, dhe për këtë arsye ka vepruar ashtu siç veproi, për të vdekur e lumtur dhe për të mos jetuar kështu siç jam unë, siç jemi ne siç janë ndoshta edhe mijëra të tjera në Kosovë. Nuk e di mund të ketë ndodhur ngjarja. Si mund ta ketë vrarë motra çetnikun, apo edhe ka mund të ndodhë diçka tjetër për të cilën nuk di gjë. Po të kishm ditur se do të ndodhte ajo që ndodhi me ne, me siguri se do të kishim vepruar edhe ne në të njëjten mënyrë. Motra që vrau çetnikun, nuk duroi as që të maltretohet për së gjalli. Zërin e motrës më nuk e dëgjova…