E thjeshtë dhe e lehtë për t’u realizuar
Edhe pse mund të duket shumë vonë për t’iu përkushtuar ushtrimeve serioze, instruktorja e fitnesit Amanda Lee tregoi një ushtrim perfekt që zgjat vetëm 30 sekonda dhe ndihmon që vithet të jenë të tendosura.
Një ushtrim i quajtur “karkalec” është i shkëlqyeshëm për forcimin e pjesës kritike të trupit të femrës, transmeton Telegrafi.
E vetmja gjë që ju nevojitet për ta bërë këtë ushtrim është një top, por nëse nuk e keni, mund të radhisni jastëkë.
Shtrihuni me fytyrë poshtë dhe mbështetuni me duar në dysheme.
Lakoni gjunjët dhe ngrini këmbët drejt tavanit.
Përsëriteni lëvizjen 20 herë dhe rezultatet do të jenë të dukshme për disa ditë.