Ju e njihni fëmijën tuaj. Nëse ka diçka të gabuar, mos kini frikë ta thirrni mjekun tuaj.
Këtu janë tetë simptoma që çdo prind duhet t’i ketë parasysh kur i vëren tek fëmijët ( madje edhe në të rriturit).
Mosreagimi
Nëse fëmija juaj nuk reagon kur ju e thërrisni ose nuk merr frymë, telefononi 911.
Fëmijët duhet të zgjohen dhe pastaj të jenë të vëmendshëm. Nëse fëmija juaj nuk është në gjendje të zgjohet ose është i qetë, joaktiv ose nuk është i interesuar për një lodër të preferuar, thirrni mjekun tuaj.
Problemet e frymëmarrjes
Nëse fëmija juaj nuk merr frymë, telefononi 911. Nëse fëmija juaj ka gulçim, është duke qarë pa pushim, telefononi mjekun tuaj. Kollitja e tepërt mund të tregojë astmë, një sëmundje serioze, ose diçka që depozitohet në ezofag ose trake.
Dehidrimi
Dehidrimi shkaktohet nga mos pirja e mjaftueshme. Është serioze! Trupi juaj duhet të ketë ujë për të funksionuar siç duhet.
Temperatura
Tek foshnjet temperatura është mjaft e rrezikshme, andaj nëse vëreni se fëmija juaj ka ethe, kontaktoni menjëherë mjekun.
Dhimbje koke, Marramendje, ose Sjellje
Dhimbje koke ose marramendje
Nëse një fëmijë bie / godet kokën dhe pastaj ka një nga këto simptoma, bisedoni me mjekun tuaj. Goditja e kokës dhe pastaj e të vjellave, ndryshimet e shikimit ose të humorit, konfuzion ose ndjeshmëri ndaj dritës ose zhurmës, nuk janë të zakonshme prandaj shkoni tek mjeku juaj. Këto janë simptoma të një tronditje.
Të qara pa zë
Nëse fëmija juaj, nuk dëshiron ta mbani, nëse ka ethe, telefononi mjekun tuaj. Ka shumë arsye për të qarë pa fjalë.
Urinim i shpeshtë me humbje peshe
Nëse fëmija juaj urinon shpesh si dhe fillon që të humbasë peshë, këto mund të jenë shenja të diabetit të tipit 1. Pasi që kjo është një kusht kërcënues për jetën, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë.
Diarre kronike dhe vjellje
Trupi juaj përdor diarrenë dhe vjellat që ta shpëtojë veten nga ushqimi “i keq” ose toksina të tjera. Një ose dy herë është normale. Diarreja dhe vjellja kronike janë simptoma të një infeksioni serioz dhe çon në dehidratim. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël dhe foshnjat. Telefononi mjekun tuaj!/Familja Jonë