Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
30% zbritje për ultrazërin e Tiroides – “Zbulo herët,shërohu shpejtë”

Në kuadër të ditës botërore të Tiroides, në Prishtinë do të mbahen aktivitete të ndryshme vetëdijësuse rreth sëmundjeve të këtij organi.

Gjëndra tiroide është organi përgjegjës për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës.

Në dekadën e fundit, incidenca e kancerit të tiroides është rritur në shifra të konsiderueshme në të gjithë botën. Kjo për shkak të shtimit të procedurave diagnostike, duke bërë të mundur diagnostikimin e kancerit me përmasa të vogla në faza të hershme, por dhe si rrjedhojë e shtimit real të numrit të personave të prekur nga ky kancer.

Pikërisht për këtë arsye dr. Merita Emini Sadiku dhe endoCLINIC në Prishtinë, ka bërë 30% zbritje  në ultrazërin e gjëndrës tiroide, gjatë gjithë javës (20.05.2019 – 25.05.2019) në mënyrë që të bëhet ndërgjegjësimi, diagnostikimi dhe mjekimi I hershëm I sëundjeve të tiroides.

endoCLINIC mund ta gjeni afër Eulex-it, mbrapa QKUK, është Poliklinikë në të cilën ofrohen këto shërbime:Endokrinologji, Diabet dhe Metabolizëm, Sëmundje infektive, Neurologji dhe Pulmologji. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë